Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FSHF kërkon të ndryshojë stadiumin për ndeshjen me Bjellorusinë – Zbulohet arsyeja

by mapo.al
17/11/2020
in Aktualitet, Sport
0

“Them se mund të bëjmë më shumë. Jashtë kësaj fushe kemi bërë më mirë. Nuk e di se çfarë ka ky stadium që nuk luajmë mirë. Në Elbasan luajmë mirë, ka fushë më të mirë.

Ta mbyllim bukur dhe të fitojmë me Bjellorusinë, edhe nëse nuk bëjmë lojë të mirë. Stadiumi është i bukur, terreni ka pak vështirësi”.

Kështu u shpreh trajneri i Kombëtares Edi Reja, pas fitores 3-1 me Kazakistanit.

Nisur nga ankesa e trajnerit, por edhe e lojtarëve FSHF është vënë menjëherë në lëvizje duke hyrë në komunikim të drejtpërdrejtë me UEFA-n, në mënyrë që të ndryshohet agjenda e ndeshjes me Bjellorusinë.

Duke ditur se duhet patjetër fitorja për të kapur kreun e grupit, drejtuesit e federatës po mundohen që t’ia plotësojnë Kombëtares edhe dëshirën e fushës, në mënyrë që të mos ketë as alibi.

FSHF i ka bërë kërkesë UEFA-s për ndryshimin e stadiumit për ndeshjen e së mërkurës, nga “Air Albania” tek “Elbasan Arena”.

Qeveria europiane e futbollit ka rënë dakord, por që të plotësohet agjenda duhet të jetë dakord edhe Bjellorusia, e cila planet i ka bërë me stadiumin e ri.

Në komunikimet dhe në agjendën e publikuar deri mbrëmë federata e ka lënë si opsion të hapur çështjen e stadiumit, pasi askund nuk është shkruar se ku do të luhet ndaj bjelloruseve.

Agjenda e këtij takimi pritet të zyrtarizohet sot, pasi do të mësohet edhe përgjigjja nga Bjellorusia, e cila gjithashtu ka synime, duke qenë se janë kryesues të grupit dhe vijnë në Shqipëri vetëm për të mos u mundur.

Mbase bjelloruseve u intereson të luajnë në një fushë jo të mirë, në mënyrë që ta kenë
si aleat për të ndalur kuqezinjtë.

Stadiumi i ri kombëtar “Air Albania” u përurua para një viti, por në kuadrin e 12 muajve nuk u arrit asnjëherë që tapeti i fushës të jetë në kushte standarde.

Tags: Air Albania Stadiumedy rejakombëtarja shqiptareliga e kombeveShqiperi-Bjellorusi‘Elbasan Arena’

JU SUGJEROJME

Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve
Aktualitet

Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve

24/05/2022
“Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”, Nuredin Dumani rrëfen si e nisi “profesionin”
Aktualitet

Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit

24/05/2022
Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
Aktualitet

Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë

24/05/2022
Aktualitet

Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion

24/05/2022
Next Post
Urdhër antikushtetues dhe antiligjor i Ministrisë së Financave

Urdhër antikushtetues dhe antiligjor i Ministrisë së Financave

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve
  • Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit
  • Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
  • Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja shenja më inteligjente
  • Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In