Sport

FSHF mendon edhe mbylljen e kampionatit, skuadrat që përfitojnë dhe penalizohen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 05/05/20 |
mapo.al

FSHF një ditë më parë ka bërë një kërkesë, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kërkohet që draft-protokolli i higjienës të jetë objekt diskutimi i një grupi pune, në mënyrë që të vendoset për protokollin përfundimtar dhe të caktohet data e nisjes së stërvitjeve dhe ndeshjeve.


Të gjithë janë në pritje, por në FSHF e mendojnë edhe ndërprerjen e kampionateve në këtë moment. Në qeverinë e futbollit në vend ka pasur shumë diskutime dhe është folur edhe për një ndryshim të strukturës, me një Superiore me 12 ekipe.


Nëse kampionati përfundon këtu, atëherë Tirana është kampione, Kukësi e Laçi shkojnë në Europa League dhe Teuta merr vendin e Skënderbeut të dënuar nga UEFA.


Sa u takon dy vendeve të fundit, Flamurtari e Luftëtari, sezonin e ardhshëm do të duhet të garojnë në Kategorinë e Parë.


Referuar renditjes aktuale, Kastrioti e Pogradeci ngjiten në elitë, kurse Besëlidhja dhe Apolonia do të zhvillojnë një finale mes tyre, për të luajtur më pas në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të tetë në Superiore. Këto ndeshje do të zhvillohen në një moment kur autoritetet ta lejojnë diçka të tillë.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas