Sport

FSHF, modifikohet kalendari i sezonit, epilogu më 2 qershor




               Publikuar në : 18:09 - 14/03/19 |
mapo.al

Ndërprerja e të gjitha aktiviteteve futbollistike, pas dhunës në stadiumin e Kamzës, ka bërë Federatën Shqiptare të Futbollit të modifikojë edhe kalendarin nga muaji mars deri në fundin e sezonit. Kështu, praktikisht do të shtyhet me disa ditë epilogu i të gjitha garave dhe trofeu i fundit do të caktohet në ditët e para të qershorit.


Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerjeje të aktivitetit.

Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në datën 3 prill. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 24 prill dhe 8 maj.

Java e 36 e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më 25 maj, do të zhvendoset për në datën 29 maj. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e diel, më 2 qershor, një ndeshje që ul edhe siparin e sezonit.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas