Sport

FSHF ndryshon kalendarin për ndeshjet e fundit të Superiores






               Publikuar në : 09:03 - 21/05/19 |
mapo.al

FSHF ka vendosur që të ndryshojë axhendën e ndeshjeve të fundit në Kategorinë Superiore. Pra, ndeshjet e parashikuara për ditën e shtunë më 25 maj do të shtyhen për ditën e dielë më 26 maj në orën në orën 16:30.


Ndërsa java e fundit që ishte planifikuar të luhej të mërkurën, FSHF ka bërë ndryshimin e rastit edhe për të duke e shtyrë me një ditë mbylljen e kampionatit.

“Java e 35-të e Superiores e planifikuar për t’u zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e diel, datë 26 maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 maj”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas