Vendim i papritur i institucionit të futbollit shqiptar, ndryshon kalendarin e Kategorisë Superiore. Teksa ishte parashikuar që të gjitha ndeshjet të luheshin të shtunën, pikërisht Laçi-Kastrioti dhe Tirana-Skënderbeu në 16:00, si dhe Flamurtari-Partizani dhe Teuta-Luftëtari në 19:00, sektori i garave ka bërë një ndryshim drastik.
Burime zyrtare në FSHF treguan pak minuta më parë se të gjitha takimet do të luhen të shtunën në të njëjtin orar, pikërisht 15:00. Kjo bëhet për të shmangur edhe ndikimet që mund të kenë rezultatet e ndeshjeve në rast se ato luhen në orare të ndryshme.
Java e 32-të (4 maj)
TË SHTUNËN
Laçi-Kastrioti 15:00
Tirana-Skënderbeu 15:00
Flamurtari-Partizani 15:00
Teuta-Luftëtari 15:00
Kamza-Kukësi (0-3 në tavolinë)