Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FSHF-së i ngelen llogaritë e bllokuara, Prokuroria nis hetim

by mapo.al
15/12/2021
in Aktualitet, Sport
0

Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë me llogari bankare të ngrira. Ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës është zhvilluar seanca e dytë mes FSHF-së dhe zyrës përmbarimore. Institucioni i futbollit në vend ka ngritur një padi për zhbllokimin e llogarive kundër përmbarimit.

Përfaqësues i FSHF-së në këtë gjyq ka qenë Aldi Topçiu, shefi i zyrës juridike në këtë institucion.

Aty ka marrë pjesë edhe avokati i klubit Tirana, pasi në këtë çështje i përfshirë është edhe KF Tirana, për një borxh mbi 600 milionë lekë që klubi i detyrohet ish-presidentit të ndjerë Metush Seferi.

Në përfundim të seancës, për këtë çështje nuk ka ende një vendim, pasi gjykatësja vendosi që situata të vijojë e njëjtë, shuma e pretenduar nga përmbaruesit do të vijojë të mbetet e ngrirë dhe se çështja do të shqyrtohet nga themeli.

SEANCA E DYTË
Në lidhje me këtë vendim, u prononcua për “Panorama Sport” edhe përmbaruesi Altin Latifi, i cili sqaroi se çfarë ndodhi në këtë seancë të dytë gjyqësore, ku edhe theksoi se akoma nuk ka një vendim për këtë çështje dhe se çdo gjë ngelet për seancën e radhës.

“Dje u zhvillua seanca e radhës. Gjykata vendosi të mbajë të ngrirë situatën, të mbajë të ngrirë shumën e bllokuar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Nuk mund të japim detaje të tjera sepse janë procedura përmbarimore të mbrojtura nga ne dhe nuk mund të dalin nga ana e përmbaruesit. Kemi një situatë të ngrirë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Gjykata do të shqyrtojë në themel të gjithë procedurën çfarë ka ndodhur”, u shpreh përmbaruesi Altin Latifi.

SITUATA
Në muajin nëntor Federata Shqiptare e Futbollit ngriti një padi ndaj zyrës përmbarimore, pasi kjo e fundit i bllokoi një shumë në llogaritë e saj. Zyra e përmbarimit privat pretendon se FSHF-ja ka kryer transaksione për llogari të të tretëve në emër të Tiranës, duke shmangur derdhjen e parave të UEFA-s dhe të drejtës TV në llogaritë e klubit bardheblu.

Kështu do të shmangej edhe shlyerja e borxhit që klubi i Tiranës ka për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë Metush Seferi.

Kështu që, FSHF-ja edhe pasi dy seancave gjyqësore ende vazhdon që të ngelet me një shumë të bllokuar nga përmbarimi në llogarinë e saj.

Gjykatësja Manjola Xhaxho ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen edhe një herë nga themeli dhe në datën 12 janar 2022 do të mbahet seanca e radhës. Ndërkohë, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim kryesisht për këtë çështje.

Tags: Armand DukaFSHFprokuroria

JU SUGJEROJME

Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudige, blutë spikasin nga Interi Skriniar
Sport

Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudige, blutë spikasin nga Interi Skriniar

12/06/2022
Arrestohet trafikanti dhe bosi i mafies malteze
Bota

Arrestohet trafikanti dhe bosi i mafies malteze

12/06/2022
Aksident në Tiranë, makina përplas nënën dhe fëmijën 3 muajsh
Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë, një e plagosur

12/06/2022
Rama kujton çlirimin e Kosovës: Me ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re
Aktualitet

Rama kujton çlirimin e Kosovës: Me ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re

12/06/2022
Next Post
Pas FRPD, Basha shpall zgjedhjet edhe në Forumin e Gruas, një anëtar – një votë

Vokshi sulmon Bashën: I kanë ngelur vetëm bravat, ka thyer derën e zyrës së LDG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudige, blutë spikasin nga Interi Skriniar
  • “Patronazhistët”, Tabaku: PS nuk është vendosur përpara drejtësisë
  • Arrestohet trafikanti dhe bosi i mafies malteze
  • Aksident në Fushë-Krujë, një e plagosur
  • Homo Albanicus/ Përtej politikës, si mund të ishin të Majtët dhe të Djathtët në Shqipëri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In