Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, do të zhvillohet më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Kjo është bërë me dije nga zyra e marrëdhënieve me publikun në FSHF.
Pra, kemi të bëjmë me shtyrje të finales në fjalë me një ditë, sepse më parë ishte planifikuar për më 30 maj.
Fituesi i këtij kompeticioni do të diskutohet mes Skënderbeut, që është caktuar si ekipi pritës në shortin e hedhur disa ditë më parë nga sektori i garave në FSHF dhe Vllaznisë, si ekip udhëtues.