Aktualitet

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, arrestohet Ardi Çekani në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 30/03/21 |
mapo.al

Pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, policia ka vënë në pranga edhe një tjetër person.






Sipas policisë bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i cili ishte fshehur në banesën e Ardian Çapjas.


Çekani ishte në kërkim dhe i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.







Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e kapjes, iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Ardian Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.



Kujtojmë se dje, forcat RENEA arrestuan një nga personazhet më të njohur të krimit në Elbasan, Ardian Çapjan, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

Lexo edhe :  U shkëput ashensori, u plagosën 2 gra, arrestohet tekniku i kompleksit në Astir


LEXO EDHE: 

Vrasja e babë e bir- Arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas