WhatsApp zyrtarisht ka filluar testimin e funksionit të fshirjes së mesazheve.
WABetaInfo, një faqe ku shtrohen një sërë pyetjesh për aplikacione të ngjashme si WhatsApp, thotë se pasi të jetë aktivizuar opsioni, të dy mesazhet e dërguara dhe të marra do të fshihen pas shtatë ditësh.
Opsioni do të aktivizohet ose çaktivizohet për biseda individuale, ose për biseda në grup nëse jeni administrator.
Një zëdhënëse e WhatsApp konfirmoi për Business Insider se një numër i vogël i përdoruesve po e testojnë, me shpresën se aplikacioni do ta lançojë në mbarë botën së shpejti.
Në disa rrethana, mesazhet specifike nuk do të zhduken plotësisht; nëse i përgjigjeni një mesazhi që do të fshihet, versioni i cituar i këtij mesazhi do të mbetet pas kufirit shtatë-ditor. E njëjta gjë vlen edhe për mesazhet që i bëni forward.
WABetaInfo së pari vuri re se WhatsApp po luante me këtë funksion vitin e kaluar, kur aplikacioni filloi testimin e mesazheve në grup të afta për t’u vetë-fshirë pas shtimit të dialogut ndërmjet pesë sekondave dhe një ore.
Karakteristika është e pranishme në shumë shërbime të tjera të mesazheve, duke përfshirë rivalët e mesazheve të koduara Telegram dhe Signal. Të dyja këto shërbime ofrojnë kohëmatës shumë më të shkurtër, duke u dhënë përdoruesve kontroll më të saktë ekzaktësisht kur mesazhet e tyre vetëshkatërrohen.
Tani për tani, eksperimenti i WhatsApp-it me fshirjen e mesazheve u pa si një rast tjetër ku Facebook, i cili zotëron aplikacionin e mesazheve, po konsideronte klonimin e një tipari të bërë të njohur nga Snapchat. Facebook është kritikuar për këtë shumë herë në të kaluarën, duke përfshirë edhe Rep. Pramila Jayapal gjatë një seance antitrust në korrik./businessinsider.com/
Përshtati: Mapo.al
Etiketa: fillon testimet, fshirja e mezazheve, Opsioni, WhatsApp