Kryesore

Ftesa e Majkos për Samitin e Diasporës, Basha: Ja pse e refuzoj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 28/02/19 |
mapo.al

Prej ditësh tanimë politika shqiptare është në një krizë të thellë, e cila ka shumë paqartësi. Opozita ka djegur mandatet, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë i prerë se mandate i tij mbaron vetëm sipas Kushtetutës.


Por Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka bërë një tentativë për të ulur në tryezë Ramën dhe Bashën, në kuadër të Samitit të Diasporës, i cili ka nisur më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri me 2 mars. Në axhendën e diskutimeve për datën 1 mars, Lulzim Basha duhet të flasë i dhjeti, ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama është i njëmbëdhjeti.


Por kreu i PD-së Lulzim Basha ka sqaruar arsyen se pse nuk do të jetë nesër i pranishëm për të mbajtur fjalimin  e tij në Samitin e Dytë të Diasporës.


Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shkruan se “nuk mund të pranojë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre”.


“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë,” shkruan Basha.


Etiketa: , , , , ,

Pas