Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI synon të marrë 4 mandate në Qarkun e Vlorës.
Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi thotë se LSI pretendon të marrë tre mandate në rrethin e Vlorës dhe një në Sarandë.
Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit elektoral kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi iu përgjigj interesit të medias edhe sa i takon ftesave të kryeministrit Edi Rama në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha, për bashkëpunim pas 25 prill.
Rama ka ftuar Lulzim Bashën për një koalicion paszgjedhor, a mendoni se është një tentativë për shkrirjne e LSI?
Jo nuk është asnjë lloj tentative, unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë. Është i mbaruar.
Cilat janë pritshmëritë për Vlorën?
Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, një Saranda, 4!