Aktualitet

Ftesa e Ramës për Presidentin-PD: Diversion, detyra jonë është të mbrojmë votat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 10/05/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ftesën që Kryeministri e Edi Rama bëri pak më herët për bashkëpunim dhe për konsulta me demokratët për zgjedhjen e presidentit në takimin që zhvilloi me deputetët e PS.






PD shprehet detyra jonë është të mbrojmë votat dhe se asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë.


Deklaratë e Partisë Demokratike:





Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.



Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.


Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Lexo edhe :  PD bën hapin e parë kundër 25 prillit, kërkohet rivotimi në 9 qarqe të vendit

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

LEXO EDHE:

Rama: S`ka bashkëpunim me Metën, do shkarkohet. Për presidentin e ri do konsultohemi me PD

53


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas