Kryesore

Ftesa e Ramës për tryezë, Basha: Thirrje hipokrite








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:34 - 09/05/20 |
mapo.al

Thirrjet e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në një tryezë me opozitën për të plotësuar detyrat e shtëpisë të vendosura nga BE, kryetari i PD, Lulzim Basha i quan hipokrite.


Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thotë se kryeministri ka dështuar me integrimin, ndaj nuk mund të maskohet pas thirrjeve hipokrite.


Sipas kryeopozitarit Basha, janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.



Deklarata
Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite.


Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.


Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

Kjo krizë  vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar.

Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre…

Opublikowany przez Lulzima Bashę Sobota, 9 maja 2020

Çfarë tha Edi Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për të vijuar në rrugën e anëtarësimit në BE, ai është i gatshëm t’i çojë një mesazh uniteti kombëtar Brukselit dhe të ulet me palët politike në vend.

Rama tha se është gati të ulet në një tyrezë me Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

“Ne po përgatitemi për të vijuar me integrimin. Falenderoj miqtë tanë në Bruksel që po na qendrojnë pranë në eksperiencën e negocimit të anëtarësimit. Tashmë që negociatat janë hapur dhe kërkohet përgatitje, po ju them që plani i punës është detajuar për muajt në vijim.

Qeveria mban peshën kryesore por këtu duhen të gjithë aktorët të kontribuojnë, ne kemi vullnet të ulemi në një tyrezë me Presidentin e Republikës, kryetarin e opzitës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura.

Le të jetë kjo tryezë ku do të shprehim vullnetin e përbashkët, ku secili të bjë detyrat e veta, pa iu imponuar tjetrit por për të dhënë edhe një mesazh të fortë të unitetit kombëtar. Në këtë proces që të gjithë e duam integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi gati të ulemi me Presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, të mundemi të japim një kontribut të gjithë”,- tha ai.

Lexo edhe :  Rama: Do marrim nga të gjitha llojet e vaksinave anti-COVID, çmimi nuk ka rëndësi

LEXO EDHE: 

Rama ftoi Bashën dhe Metën në tryezë, ja si e komenton Berisha


Etiketa: , , ,

Pas