Aktualitet

Ftesa për bashkëpunim – Basha sërish një përgjigje për Ramën: Je i humbur!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 15/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve më 25 prill, kësaj radhe gjatë një takimi me banorët e zonës së Kombinatit.






 “Këtu nga Kombinati dua t’ju them juve, dua t’ju them të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë se, Edi Rama e di që shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen”, – tha Basha duke hedhur kategorikisht poshtë mundësinë për një bashkëpunim me të.


 





“Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet.



Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj… Çfarë do të votoni me datë 25 prill?” – iu drejtua kryedemokrati banorëve të zonës së Kombinatit.

Lexo edhe :  Kadilli videomesazh për demokratët: Të ofrojmë një projekt të ri politik për PD


 

1


Etiketa: , ,

Pas