Aktualitet

Ftesa për bashkëpunim me PD- Rama: Nuk kam asnjë vijë të kuqe, asnjë kufi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:41 - 29/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se ftesa e tij për bashkëpunim me PD nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufi. Rama theksoi se kjo ftesë është vetëm për PD dhe jo për LSI dhe se ai njeh si opozitë vetëm PD-në.






Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?


Rama: Nuk kam asnjë kufi.







Fevziu: As bashkëqeverisje?



Rama: Asnjë kufi.



Fevziu: As bashkëqeverisje?

Rama: Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufi. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

Hoxha: A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale?

Fevziu: Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Fevziu: Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë shqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Lexo edhe :  "16 mijë të vdekur"/ COVID përplas Ramën dhe Bashën në Kuvend - Replikat

Fevziu: Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër.

Mund të ofroni një ribërje të zgjedhjeve lokale?

Rama: Unë nuk jap përgjigje një, dy! Unë nuk kam kufi, asnjë kufi. Nuk kam asnjë tabu. Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Unë jam i gatshëm para PD-së pa asnjë kusht, por jo para opozitës. Vetëm PD njoh opozitë shqiptare. LSI për mua i përket një kategorie tjetër unë flas tani për PD, me të tjerët nuk kam punë me tjetër.

Nëse PD ju vjen me një letër dhe thotë kam këto, këto kushte?

Kjo nuk është punë kushtesh. Në fillim duhet të biem dakord me frymën dhe pastaj ulemi dhe ndërtojmë parimet e këtij partneriteti.

1


Etiketa:

Pas