Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ftonte vajza në banesë për prostitucion dhe iu jepte drogë dhe para false, 7 të arrestuar në Tiranë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara

by us er1
22/09/2022
in Aktualitet, Kronika
0

Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar, të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni dhe prodhim i lëndëve narkotike. Operacioni “Compensation”, nisur prej vitit 2021, vuri 4 shtetas në pranga në muajin mars ndërsa të tjerët janë arrestuar së fundi.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. H. krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.



Këtë aktivitet kriminal, ky shtetas e kryente në banesën e tij, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit E. H. janë konstatuar shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Të arrestuarit janë shtetasit:

– E. H., 29 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike;
– P. Gj., 57 vjeç, banues në Angli, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
– M. D., 23 vjeç, banues në rrugën “Thoma Koxhaj”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– S. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;
– M. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Tags: arrestimePoliciaprostitucion

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Emri/ Flet mes lotësh vajza e të moshuarës që u asfiksua nga zjarri: Po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë

Emri/ Flet mes lotësh vajza e të moshuarës që u asfiksua nga zjarri: Po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In