Aktualitet

Fuga analizon nenet e pr.ligjit për Akademinë: Të vësh duart në kokë






               Publikuar në : 13:16 - 10/07/19 |
mapo.al

Akademiku Artan Fuga, në komisionin për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik po paraqet platformën e tij për projektligjin për Akademinë e Shkencave, ndërsa ka analizuar edhe nenet e projektligjit, për të cilat u shpreh se bien në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë.


Sipas akademikut Artan Fuga, në akademine e Shkencave kane ndodhur abuzime me fondet publike.

Fuga kërkoi që edhe vetë parlamenti të hetojë se çfarë kanë ndodhur me fondet publike në akademine e Shkencave.

“Akademia e shkencave bën për herë të dytë zgjedhje të jashtëligjshme ku kandidon dikush që është kryetar partie. Tani do vazhdojmë ne të dëgjojmë një Akademi me zgjedhje të pavlefshme? Se këtu fillon problemi. Përmbajtja e projektligjit, i bërë nga grupi i konstituar nga Ministria e Arsimit.

Probleme të mëdha në strukturë, formulimin e neneve dhe më ka rënë si një gjë e rëndë vendimi i Këshillit të Ministrave ku pas dy vitesh thonë gjëra që i kemi thënë para dy vitesh. Të paktën në 10 pika është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë. Si mund të thuhet Akademia institucioni më i lartë?

Ne nuk kemi hierarki. Kjo Reformë është bërë mbi bazën e ruajtjes së interesave të personave që jemi brenda atje. Nuk bëhet kështu reforma, për çdo nen mund të rrimë nga gjysmë orë për të vënë duart në kokë dhe kjo vjen se në grupin e punës nuk ka asnjë jurist. Të gjitha këto janë të pabazuar në ligje, janë në kundërshtim me ligjin.

Në pikën 5, thotë që jo akademikë mbi 75 vjeç, projektligji bie në kundërshtim me Kushtetutën. Të marrësh pjesë në një asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh. Ti ke detyrë të zgjedhësh, po nuk je i domosdoshëm, si të vish si të mos vish nuk ka gjë. Kjo nuk ka asnjë pikë ku të mbahet

Titujt akademik dhe akademik i asociuar shoqërohen me pagesë të vecantë, për çfarë? Pagesë për punën, kontributin, apo titullin? Edhe akademiku të marrë pagë më shumë, edhe akademiku të marrë, nuk është njësoj se profesori merr shtesë mbi pagën, e ka të mbështetur mbi standarde të matshme, por akademiku nuk shkon se është atje mbi bazë standardesh, por sepse zgjidhet.

Une kam kërkuar audit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ngrini një komison hetimor parlamentar për të hetuar se çfarë bëhet me paranë publike në akademine e Shkencave”, tha Fuga.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas