“Jam këtu pas një censurimi 10-vjeçar, nga një institucion që duhet të kishte respekt për mendimin ndryshe”.
Kështu e nisi fjalën e tij akademiku dhe pedagogu Artan Fuga në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishte i ftuar për të diskutuar rreth reformës në Akademinë e Shkencave.
Lidhur me projektligjin “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”, të hartuar nga komisioni i udhëhequr nga akademiku Skënder Gjinushi, Fuga u shpreh se: “Përsa i përket procedurave, gjykoj se projektligji, që ju ka ardhur nga grupi iniciator, nuk respekton vlera të parlamentarizmit shqiptar. Projektligji i paraqitur që në përmbajtje është i dështuar, si frymë, si parim edhe mision. Nuk është e rastit që ASH ka provuar që nuk e bën dot këtë reformim, sepse ajo akademi është drejtuar në atë mënyrë, që ka ardhur deri në ditët e sotme, si një institucion që nuk përmbush pritshmërinë e publikut apo të komunitetit shkencor”.
Fuga u shpreh se ligji është në kundërshtim me ligjin “Për arsimin e lartë edhe të shkencës në Republikën e Shqipërisë”, të paktën në 10 pika të tij. “Po ashtu, edhe funksionet që i janë dhënë në të akademikut janë në kundërshtim me ligjin”, u shpreh akademiku. Në lidhje me propozimin e bërë nga vetë ai, Fuga u ndal në disa pika, të cilat mund t’i japin një zgjidhje reale situatës në Akademi:
Së pari, mendoj se ASH ka vend që të jetë e Shkencave edhe Teknologjisë, pasi vendi ynë nuk krijon dot shkencë të mirëfilltë. Jam për një zgjerim të konceptit, për një rinovim edhe dinamikë të brendshme të ASH-së.
Së dyti, kërkuesi shkencor është edhe pjesë e ASH-së, kështu që nëse del në pension përsa i përket kërkimit shkencor, pensioni e kap edhe në ASH. Mund të jetë edhe dy vite, edhe pastaj vazhdon jetën e vet, duke u trajtuar siç e meriton Artan Fuga i jep zgjidhje ngërçit të shkencës para deputetëve Fuga prezanton draftin me 6 pika për Akademinë: Kam 10 vjet që censurohem Akademiku në Kuvend: Akademia, një institucion që nuk përmbush pritshmërinë e publikut apo të komunitetit shkencor për kontributin që ka dhënë.
Së treti, jam për një hapje të Akademisë drejt komunitetit, s’jam që ASH të ketë pesë veta të paguar. Jam për dy akademikë që mund të punojnë atje, pjesa tjetër që vijnë, të japin kontributin e tyre. Veç ASH-së të rregullt kam propozuar akademikë korrespondentë, të cilët s’kanë nevojë për t’u paguar edhe marrin pjesë në projekte.
Së katërti, jam për ta çburokratizuar ASH-në. Pse ka frikë ky institucion ta pranojë këtë? Jam që akademikët të mos marrin shtesë pagese, por shtesë page, me kusht që ajo të jetë e matur me punë.
Pika e pestë, lidhet me pozicionimin e ASH-së, me kaosin që krijohet atje, ku nuk kuptohet se çfarë është ASH. Kam një propozim që në përputhje me ligjin e arsimit të lartë, ASH ka objektivat e veta, si; përpunimi i gjuhës shkencore, reflektimi i komunitetit mbi proceset e shkencës, marrëdhëniet e shkencës me shoqërinë etj.. Jam i mendimit që ASH të jetë metashkencë, një shkencë e nivelit të dytë edhe të tretë, një reflektim mbi proceset e shkencës, edhe të teknologjisë mbi Shqipërinë e sotme.
E gjashta, ka të bëjë me tetë produkte vjetore që ASH i detyrohet shoqërisë edhe komunitetit. Unë mendoj që ASH duhet të përcaktojë se çfarë produktesh jep, përse është atje, jo të propozojë gjëra që janë në kundërshtim me ligjin. Ndërkaq, Fuga iu përgjigj deputetit se: Unë nuk i ngatërroj problemet familjare me problemet e punës, të shtetit edhe të funksioneve. Është parimi i parë ky, sepse e kundërta do të ishte një formë korrupsioni pasiv.