Aktualitet

Fullani zbardh paketën e masave për çlirimin e kredisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 05/03/13 |
mapo.al

Një paketë masash tashmë është gati nga Banka e Shqipërisë për çlirimin e kreditimit ndaj ekonomisë, i “bllokuar” pothuajse plotësisht në tri vitet eardian-fullani-2 fundit. Paketa e masave synon tri drejtime kryesore, të cilat i ka prezantuar dje guvernatori Fullani në një takim me biznesin. Kolona e parë synon ndryshime ligjore që kanë të bëjnë më konkretisht në mosmarrjen e masave nga ana e gjykatave për sigurimin e padisë, në rastin e kundërshtimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor. Së dyti, mosmarrjen e masës së sigurimit të padisë dhe mospezullimin e ekzekutimit të kolateralit nga ana e gjykatës, në rast se debitori kërkon pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, rrjedhur nga një kredi bankare, dhe së treti uljen e vlerës me 50% të çmimit fillestar të pasurisë së paluajtshme, duke vendosur një mesatare të pranueshme për debitorin dhe bankën, si dhe duke bërë më të qartë vlerën e sendit me të cilin do të fillohet në ankandin e dytë. Kolona e dytë e masave për çlirimin e kredisë për ekonominë ka të bëjë me politikën monetare dhe ka në themel të saj uljen e normës bazë të interesit, e cila tashmë është në aplikim. Deri tani janë marrë 6 ulje të njëpasnjëshme të përqindjes bazë të interesit.


Kolona e tretë ka të bëjë me lehtësimin e kushteve dhe rregullave të bankave për dhënien e kredive. Kryesore është ulja e kërkesave për aktive likuide të bankave dhe ndryshimi i koeficienteve të rrezikut, të strukturës së investimeve për të mbështetur kredidhënien.



 


 

 

 

 

 

 



CLOSE
CLOSE
Pas