Sport

Fund i çmendur në Inter-Sassuolo, zikaltrit i thonë lamtumirë titullit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 24/06/20 |
mapo.al

 


Inter-Sassuolo, ndeshja e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A, është mbyllur në barazim 3-3.


Sfida e luajtur në ‘San Siro’ ka pasur një fund të çmendur, me tre gola të shënuar në tetë minutat e fundit.


 


 

Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 4-t me Caputo-n, ndërsa zikaltrit janë kundërpërgjigjur në fundin e pjesës së parë duke përmbysur rezultatin me një penallti të Lukaku-t dhe golin e Biraghi-t.

 

Zikaltrit e kanë ruajtur avantazhin deri në minutëjn e 81-të, kur Berardi ka barazuar për miqtë me penallti.

Megjithatë, zikaltrit janë kthyer në avantazh pesë minuta më mbrapa me Valero-n, por nuk mbaron me kaq.

 

Në të 89-ën, Sassuolo ka gjetur golin e barazimit përfundimtar me Magnani-n. Inter e ka mbyllur takimin me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Skriniar.

Skuadra e Conte-s mbetet tetë pikë larg Juventus-it kryesues pas këtij rezultati.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas