Kronika

Fund tragjik për dy të rinj shqiptarë në Bruksel, digjen brenda në banesë (EMRAT+FOTO)






               Publikuar në : 14:14 - 11/02/19 |
mapo.al

BELGJIKË – Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bruksel. Një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre dhe për pasojë dy të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit ndërruan jetë.


Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Pelivan Hysaj (24 vjeç)
Venedik Pirushi (23 vjeç)

Lajmi i trishtë u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habilsm i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë.

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas