Kryesore

“Ka ardhur koha për një kapitull të ri…”, a është fundi i epokës “Merkel”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 29/10/18 |
mapo.al

Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi permes nje konference per shtyp se nuk do te garoje me per kryetare e CDU-se. Ajo sqaroi se nuk do te kerkoje me post politik pasi t’i perfundoje mandati si kancelare (ne 2021) dhe se gjate diteve ne vijim do jape doreheqjen si kryetare e CDU dhe te marre pergjegjesite per rezultatin ne zgjedhjet rajonale


“Ka ardhur koha per te hapur nje kapitull te ri,” tha ajo.



Me heret, Partia kristiandemokrate (CDU) e kancelars Angela Merkel ka fituar numrin më të madh të votave në landin Hessen. Por njëkohësisht kristiandemokratët janë edhe humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi CDU shënoi rezultatin më të dobët  në këtë land, që nga viti 1966. Pas mbylljes së vendvotimeve u tha se partia CDU ka fituar vetëm 27,4% të votave (rreth 11% më pak se në zgjedhjet e kaluara).


Humbës të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë socialdemokratët (SPD), të cilët kanë shënuar rezultatin më të dobët zgjedhor në këtë land, pas Luftës së Dytë Botërore. SPD sipas të gjitha gjasave ka zënë vendin e dytë në zgjedhje, por kjo parti fitoi vetëm 19,6 % të votave. Edhe kjo parti ka shënuar një rënie prej rreth 11 %.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas