Aktualitet

Fundi i epokës së Angela Merkel, Gjermania voton sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 26/09/21 |
mapo.al

Gjermanët zgjedhin sot parlamentin federal, Bundestagun. Rreth 60.4 milionë qytetarë gjermanë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e 20-të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh nën drejtimin e Angela Merkel. Mësohet se mbi 31 milionë votues janë gra dhe rreth 29 milionë burra.






Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë. Në garën për kancelar përballë 60-vjeçarit Armin Laschet, është Socialdemokrati Olaf Scholz.


Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet.

Lexo edhe :  Vendimi në Gjermani/ Të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës






3






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas