fbpx

Kryesore

‘Fundi i Katovicës’: Çfarë nënkupton ky mesazh i studentëve protestues





               Publikuar në : 23:58 - 07/01/19 |
mapo.al

Moti i ftohtë ka pushtuar Tiranën dhe të gjithë vendin, por studentët, ashtu siç kishin paralajmëruar, dolën në protestë ditën e sotme. Ata nuk tërhiqen edhe pse Kryeministri largoi ministren Nikolla. Kërkesave të tyre i shtohet edhe ajo për anulimin e ligjit të Arsimit të lartë.


Ndërsa pjesa më e madhe e studentëve janë vendosur përballë Kryeministrisë, një pjesë e vogël prej tyre janë kujdesur që të mbulojnë me banderola e meme Korpusin Universitar.



Një banderolë e madhe u shpalos në Korpusin Universitar me një karikaturë dhe një mbishkrim: “Rroftë rinia e lirë! Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne”.


Për shumëkënd, ky mesazh ka rënë në sy pasi Katovica është lakuar prej kohësh në politikën dhe median shqiptare.

Por a tregon ky mesazh se protesta po merr tone politike? A është ajo përfaqësuese e frymës studentore? Vështirë të thuhet me siguri, megjithatë duket se studentët e kanë problemin me sistemin politik dhe të gjithë drejtuesit partiakë dhe kjo është parë edhe në ditët e shkuara.

Fakti interesant është se dikush është kujtuar për diçka që mbetet më shumë si një teori konspirative. ‘Katovica’ nënkupton idenë se të gjithë politikanët e ardhur pas rënies së komunizmit janë produkt i një marrëveshje të fshehtë të komunistëve për të ndarë pushtetin në demokraci.

A qëndron kjo teori?

Para pak kohësh, Mapo publikoi një debat interesant, që e risjell më poshtë:

Botimi i UET-Press: Kastriot Dervishi i përgjigjet Servet Pëllumbit për ‘Katovicën’


Etiketa: , , , ,

Pas