Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fundi i një frustrimi, fillimi i një ere të re

by us er1
18/07/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Preç Zogaj

Nesër do të mbahet në Bruksel takimi zyrtar që shënon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Më në fund, pasi qeveria jonë kishte festuar një herë vite më parë hapjen e tyre propagandistike, kemi një zhvillim real që nuk ka gjasa të futet sërish në limbo.



Kalendari i integrimit tonë në BE ka fluturuar me kohë nga afatet e ëndrrës, pritjes dhe mund të themi edhe të shpërblimit të merituar për popullin më proeuropian në Ballkan. Nesër, ironikisht, do të marrim atë që Serbia dhe Mali i Zi e kanë marrë prej vitesh. Megjithatë, hapja e negociatave është një ngjarje pozitive me vlerë të madhe për ne.

Ëndrra vazhdon. Më mirë vonë se kurrë. Më mirë brenda se jashtë. Më mirë nën regjimin e rreptë të normave dhe arritjeve standarde europiane se sa nën të ashtuquajturin “ sovranizëm” të reklamuar nga një skotë bajraktarësh politikë që kanë sunduar e sundojnë duke shkatërruar zgjedhjet e lira, sundimin e ligjit, qarkullimin e elitave, trasparencën dhe llogaridhënien. Me fjalë të tjera themelet e rendit demokratik euroamerikan.

Ne nuk kemi dhe as duhet ta çojmë nëpër mend të kemi një busull tjetër përveç asaj perëndimore. Historia flet: sa herë që elitat politike të Tiranës i kanë kthyer kurrizin apo mbyllur derën perëndimit për interesat e pushtetit të tyre, vendi ka rënë në fatkeqësi.

Hapja e negociatave ishte shndërruar në frustrim për shumicën europianiste në Shqipëri. Si një provim të cilin dukej sikur nuk do ta merrnin kurrë.

Dy-tre herë na ngelën Franca, Holanda, Danimarka. Njëherë tjetër na e shtynë provimin kushtet e Gjermanisë që më parë kishte qenë në pararojë të zemërgjerësisë ndaj nesh. Me këtë rast u bëmë ne shkak që të penalizohej Maqedonia e Veriut. Pastaj doli në skenë vetoja Bullgare për Maqedoninë e Veriut prej së cilës u penalizuam ne dy herë rresht.

Si akt, vendimi për hapjen e negociatave miksion vlerësimin për përmbushjen e kritereve me momentin politik të BE-së dhe vendeve anëtare në lidhje me politikat e zgjerimit. Është shumë vështirë të kuptohet ku mbaron aspekti teknik dhe ku fillon momenti politik. Arsye për të thënë “jo” gjen sa herë të duash po t’i kërkosh. Vetë kriteret janë si llastik në këtë fazë. Duhet t’i kesh përmbushur në ekstrem që t’u mbyllësh gojën të gjithëve e të mundësh edhe pengesat politike.

Shqipëria i ka armatosur rregullisht mospranuesit e saj. Sidomos me nivelin e lartë të korrupsionit dhe me plot ngjarje të tjera që kanë vizatuar një vend me probleme të mëdha të sundimit të ligjit.

Sidoqoftë, duke e ditur se hapja e negociatave nuk është hyrje në BE, por thjesht kualifikim për të vijuar provimet e hyrjes si dhe duke parë pingpongun e refuzimeve, herë për një arsye e herë për një tjetër, njerëzit në Shqipëri po bënin pyetje të rënda, dëshpëruese: Mos nuk na duan fare? Mos po luajnë me ne?

Këto pyetje ranë në fund të javës së shkuar. Sëpaku për hapjen e negociatave. Falë impenjimit me një propozim konkret të Presidentit të Francës, Emanuel Macron, që u votua nga parlamentet e Sofies dhe Shkupit, vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut u hoq.

Presidenti Makron, parlamenti bullgar dhe ai maqedonas, ku deputetët e partive shqiptare kishin një rol vendimtar, shkruan emrin e tyre në zhbllokimin e ngërçit të madhe dhe meritojnë mirënjohjen e europianistëve kudo ku janë.

Por duhet ta themi: Koshienca e re e bashkimit të Perëndimit demokratik në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit të paprovokuar e të pajustifikuar kundër saj nga ana e Rusisë ka shërbyer për të përshpejtuar proceset integruese në BE të vendeve kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, apo vendeve aspirante, si Ukraina dhe Moldavia.

Edhe njëherë, përmes zhbllokimit të një ngjarjeje konkrete të favorshme për ne, siç është hapja e negociatave, kuptojmë e duhet të kuptojmë më mirë se nuk jemi një ishull i shkëputur nga bota, siç predikojnë strucët dinakë të politikës së vjetër. Falë hapjes jemi në ndikimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve brenda familjes europiane dhe euroatlantike për çdo gjë të rëndësishme që ka lidhje me sigurinë, ekonominë, drejtësinë, kulturën dhe jetën tonë.

Ashtu si me SHBA-në, marrëdhëniet me BE nuk janë e nuk duhet të shihen në optikën partiake apo të pozicionit të partive në periudhën e dhënë. Ka plot tema, çështje dhe qasje për t’u diferencuar e konfrontuar politikisht me njëra tjetrën brenda vendit.

Opozitës, siç e kemi thënë shpeshherë, i shkon të sillet e të shtyjë si qeveria-dhe kur është nevoja edhe më fort se qeveria-për integrimin e vendit në BE. Historia ka treguar se asnjë qeveri nuk ka përfituar elektoralisht nga sukseset në procesin e integrimit. Ndoshta sepse sukseset kanë ardhur me vonesë. Ndoshta sepse qytetarët i perceptojnë këto arritje si produkte të hapjes dhe jo aq të qeverive. Kur PD nuk përfitoi elektoralisht nga heqja e vizave që ishte një arritje konkrete e prekshme për çdo qytetar, merret me mend se çfarë mund të kapitalizojë Rama nga hapja e vonuar e negociatave.

Hapja e negociatave ngre siparin e fragmentit me të gjatë të rrugës për t’u anëtarësuar me titull të plotë në BE. Mirë është të nxitojmë sa të mundemi. Sidoqoftë, natyra e detyrave për t’u përmbushur në këtë fazë është e tillë që vendi dhe demokracia përfitojnë thjesht duke përshtatur e zbatuar hap pas hapi, njërin pas tjetrit, tridhjetë e pesë kapitujt voluminozë të europianizimit. Europianistët e çdo kahu politik që janë shumicë dërmuese kanë vërtetë arsye të kenë shpresë se përmes “provimit” të negociatave do të kemi më shumë demokraci, zgjedhje me të mira, sundim me të fortë të ligjit.

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
BE hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Sukses i popullit tuaj

BE hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Sukses i popullit tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In