Aktualitet

Fundjava e parë në “liri”, shfrytëzohet për të bërë plazh (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:28 - 03/05/20 |
mapo.al

Kjo është fundjava e parë, ku qytetarët janë lejuar që të dalin nga shtëpitë, që prej vendosjes së masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Të mbyllur prej disa javësh në banesa, shumë qytetarë kanë shfrytëzuar këtë të diel për të bërë plazh, nisur nga temperaturat favorizuese. Me dhjetëra persona janë fotografuar nga “Light Studio Agency” përgjatë vijës bregdetare nga zona e Shkëmbit të Kavajës deri në Golem.


Përveç plazhistëve, në zonën e bregdetit nuk kanë munguar as të pasionuarit e peshkimit, shitësit ambulantë apo dhe punonjësit e bizneseve që po përgatitet për nisjen e sezonit turistik, që këtë vit do të jetë ndryshe nga sa jemi mësuar.


<
>
Plazh Durres Plazh durres1 Plazh durres2 Plazh durres3 Plazh durres4 plazh durres5 Plazh Durres6 Plazh durres7 Plazh durres8

Plani paraprak i hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Shëndetësisë, që ende nuk është miratuar, përmban rregulla specifike për pushuesit në plazhe, baret, restorantet dhe njësitë e tjera akomoduese, të cilat duhet të caktojnë një koordinator anti-covid-19 dhe të pajisen me maska, doreza, dezinfektonte dhe mjete të tjera higjiene.


Masa strikte janë parashikuar edhe gjatë larjes së pushuesve në det. Gjatë larjes në det, pushuesit duhet të ruajnë me patjetër distancën fizike prej 3 metrash, me përjashtim të rasteve kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Hapësira midis çadrave duhet të jetë të paktën 3.5 m, si dhe çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 krevate plazhi, lejohen 2 persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 person për ҫdo krevat plazhi.


Etiketa: , , , ,

Pas