Aktualitet

Fundjava u mbyll me reshje shiu e dëbore, ja si do jetë moti këtë javë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:38 - 13/01/20 |
mapo.al

Fundjava u mbyll me reshje shiu e dëbore në zonat veriore e jug-lindore të vendit, por moti do të jetë më i qëndrueshëm këtë javë.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë javë pritet rikthimi i ditëve me diell, ndërsa herë pas here do të ketë edhe vranësira.


Megjithatë në vend do të vijojnë të jenë prezente temperaturat e ulëta, ku në vendet malore pritet të shkojë deri në -4 gradë celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perendimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celsius.



Njoftimi i plotë i SHMU
Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjegulla e mjegullina në lugina.

Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Po kështu, temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohëshme.


Etiketa: , ,

Pas