Aktualitet

Funeral në errësirë, për bosin e Camorrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 22/02/21 |
mapo.al

Në varrezat e Napolit u varros në heshtje, në mesnatë, Raffaele Cutolo, themelues dhe drejtues i Kamorrës së Re të Organizuar.






Trupi i tij mbërriti i shoqëruar nga Parma, ku ai vdiq të mërkurën në mbrëmje nga sëmundja e pneumonisë në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Maggiore.


Kryetari i Bashkisë urdhëroi që varrezat të mbyllen për arsye të rendit publik, nën frikën se njerëzit kuriozë, ose njerëzit e lidhur me Cutolon, mund të grumbulloheshin.







Sipas Il Messaggerio, ishin vetëm të afërmit më të ngushtë për lamtumirën e fundit, në total 12 persona, ku përfshihej vëllai dhe motra e Cutolo, Pasquale dhe Rosetta, gruaja e tij Immacolata Iacone, vajza e tij Denyse dhe disa të afërm të tjerë.




Cutolo vuante nga disa patologji të rënda dhe pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve, kërkoi ndryshimin e masës së dënimit në “arrest shtëpiak”, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore. Por Gjykata e Bolonjës, në qershor të 2020-s e hodhi poshtë këtë kërkesë.



Raffaele Cutolo konsiderohet themeluesi i mafies napoletane Camorra dhe përgjegjës i atentateve të përgjakshme mafioze në vitet ’70-’80. Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me 4 dënime të përjetshme, për vrasje dhe organizim kriminal mafioz.

1


Etiketa: , ,

Pas