Presidenti Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj, do të nisen sot drejt Londrës për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.
Presidenca njofton se Begaj do të niset drejt Londrës me ftesë të Mbretit Charles III, ndërsa do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.
Po ashtu Presidenti dhe Zonja e Parë do të jenë të ftuar edhe në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham
Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës”, njofton Presidenca.