fbpx

Bota

Funerali i pazakontë! I vdekuri bën që të afërmit të qeshin (VIDEO)





               Publikuar në : 09:17 - 15/10/19 |
mapo.al

Një funeral aspak i zakontë u bë ai i një irlandezi i cili njihej si natyrë gazmore dhe që për funeralin e tij kishte planifikuar diçka për të qeshur.

Në momentet që arkivoli u fut në gropë, befas të pranishmit e gjetën veten mes të qeshurave, kjo pasi i ndjeri Shay Bradley iu dha një “mesazh të fundit”.

Nga brenda arkivolit u dëgjuan disa të trokitura dhe më tej zëri i viktimës i cili thoshte, “Hej, ku jam këtu? Është shumë errësirë, më nxirrni. Prifti është ai që po dëgjoj? Jam brenda kutisë, jam Shay! Nuk jam para jush kam vdekur”, u dëgjua një regjistrim i zërit të tij para arkivolit.


Pas kësaj nisi të këndonte, në atë që ishte përshëndetja e fundit për të afërmit, pamje të cilat mund t’i shihni në video. /ora/

I ndjeri e kishte regjistruar këtë gjë para se të vdiste dhe ua kishte lënë amanet të afërmve të tij që ta vendosnin gjatë ceremonisë mortore.





Etiketa: ,

Pas