Aktualitet

“Funksionon”- Trump nxit mbëhtetësit e tij të marrin vaksinën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 17/03/21 |
mapo.al

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, iu ka bërë thirrje republikanëve që të vaksinohen kundër COVID-19.






Trump tha se ai e rekomandonte një gjë të tillë, pasi vaksina është e sigurt dhe funksionon.


“Do t’ua rekomandoja njerëzve që nuk duan ta marrin atë dhe shumë njerëzve që votuan për mua, sinqerisht”, ka thënë Trump në një intervistë për Fox News, duke shtuar se vaksina është e mrekullueshme, e sigurt dhe diçka që funksionon.





Trump dhe gruaja e tij, Melania, janë vaksinuar në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti megjithatë deri më tani ish-presidenti nuk kishte komentuar mbi çështjen.



Një sondazh i kryer së fundmi në SHBA nga CBS News, ka sugjeruar se një e treta e mbështetësve republikanë kanë thënë se nuk duan të vaksinohen.

Lexo edhe :  Ende ka hezitime për të marrë vaksinën

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas