Bota, Kryesore

Fuqia e një orteku

Europa është përfshirë nga një valë i ftohti që nuk ishte parë prej 20 vitesh. Gjermania dhe Austria janë dy prej vendeve më të prekura.


Në Gjermani, ekspertët thonë se pas verës më të nxehtë të regjistruar, erdhi ky dimër kaq i ftohtë e me reshje të shumta. Sipas tyre, kjo vjen për shkak të ngrohjes globale. Ushtria ka dalë në rrugë, ndërsa reshjet do të vazhdojnë.

Në Austri dëbora ka arritur deri në 3 metra.

Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 20 persona nga i ftohti në Europë. Mes tyre përllogaritet edhe një elektricist shqiptar që pësoi infakt teksa punonte në zonën e Mirditës.

Dy të rinj vdiqën duke bërë snoubord në Bullgari për shkak të një orteku. Ndërkohë një tjetër ortek goditi një restorant në Zvicër në kohën kur kishte njerëz.

Për fat pa viktima, por pasojat mund të shihen nga fotot.

<
>
bora1 bora2 bora3 bora4 bora5 bora6 bora7
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas