Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fuqia kurative e nenexhikut të egër – Roli i fortë në organizëm…

by mapo.al
29/12/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Nenexhiku i egër është një nga erëzat më të preferuara, jo vetëm për vlerat mjekësore, por edhe për shijen dhe aromën që përcjell.

Gjethet e nenexhikut të egër janë përdorur që në lashtësi dhe aroma e tyre gjithnjë ka simbolizuar mikpritjen në shumë kultura.

Kërkimet shkencore të kohëve moderne vazhdojnë të provojnë atë që tashmë dihet në mbarë botën: nenexhiku i egër është një nga kurat bimore më të çmura të natyrës.

Ndryshimi kryesor mes nenexhikut të egër dhe atij të kultivuar qëndron në faktin se ndryshe nga nenexhiku i butë i vazove apo oborreve, nenexhiku i egër gjendet i rritur në natyrë duke i mbijetuar vetë kushteve atmosferike dhe elementëve natyrorë.

Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë bimë mjekësore dhe nenexhiku i egër gjendet shpesh nëpër pyje dhe kullota.

Çaji i nenexhikut të egër përgatitet njëlloj siçdo çaj tjetër bimor. Mjaftojnë dy lugë kafeje me nenexhik të thatë në një gotë ujë të valuar. Kullojeni dhe ëmbëlsojeni sipas dëshirës.

Pesë vlerat shëndetësore të çajit të nenexhikut të egër
1. Largon stresin
Çaji i nenexhikut të egër është aleat shumë i fuqishëm kundër stresit dhe ankthit.

Mentoli që gjendet në këtë barishte, qetëson muskujt, një aspekt fizik që përkthehet në një trup dhe mendje të qetë dhe pa ankth.

2. Sjell gjumin e munguar
Nëse pini çaj nenexhiku përpara se të shkoni në shtrat, atëherë do të bëni një gjumë të qetë. E gjithë kjo aftësi e këtij çaji, vjen nga përmbajtja e mentolit tek nenexhiku.

Jo vetëm që ai qetëson muskujt, por edhe ju ndihmon të keni ëndrra të bukura. Përpiquni të lexoni një libër teksa pini çaj nenexhiku.

3. Rrit përqendrimin
Keni vështirësi të përqendroheni? Zgjidhja qëndron tek çaji i nenexhikut të egër i cili rrit përqendrimin dhe vigjilencën.

Hidhni gjethet e nenexhikut në një enë me ujë të valuar dhe mbulojeni me kapak deri sa të ziejë. Mbajeni çajnikun në dhomën e ndenjes dhe lëreni aromën të pushtojë shtëpinë tuaj. Do të ndieni ndryshimin menjëherë.

4. Kuron sinozitin
Konsumi i lëngjeve të ngrohta si çaji me mjaltë mund të ndihmojë me zhbllokimet në rrugët e frymëmarrjes, por çaji i nenexhikut të egër është më special.

Lëngu i ngrohtë i nenexhikut gjithashtu kuron fytin e lënduar, një nga simptomat më frekuente të virozave dhe të ftohtit.

5. Zgjidh problemet me stomakun
Çaji i nenexhikut është një kurë natyrale për disa probleme me stomakun, siç janë fryrjet, gazrat dhe konstipacioni.

Ditët e sotme vaji i nenexhikut përdoret nga ekspertët për të kuruar problemet me stomakun dhe zorrët.

Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin.

Pavarësisht këtyre vlerave të mira, nuk duhet harruar që çaji i nenexhikut të egër mund të ketë disa efekte anësore. Disa njerëz janë alergjikë ndaj mentolit, ndaj duhet pasur kujdes. Femrat shtatzënë duhet të dinë gjithashtu që çaji i nenexhikut relakson uterusin dhe mund të rrisë rreziqet e abortit.

Tags: nenexhikorganizemperberesshendet

JU SUGJEROJME

Balla- Berishës: Ke përgjegjësi direkte për gjenocidin e Srebrenicës
Aktualitet

Taulant Balla për Sali Berishës: “Non-grata” e nxori kokën, s’ka hallin e Butrintit

23/05/2022
Berisha, apel qeverisë: Të ndihmojmë Ukrainën me municione
Aktualitet

Berisha akuza Ramës dhe Margaritit: 620 vila dhe resorte, po shkatërron parkun e Butrintit

23/05/2022
Mjekët në Shqipëri nisin trajnimin për zbulimin e lisë së majmunëve
Aktualitet

Mjekët në Shqipëri nisin trajnimin për zbulimin e lisë së majmunëve

23/05/2022
Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin
Kryesore

Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin

23/05/2022
Next Post
Foto e panjohur: Faik Konica dhe këshilla për librat e mirë

'Kur Faik Konica i shkruante Benito Musolinit'

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Taulant Balla për Sali Berishës: “Non-grata” e nxori kokën, s’ka hallin e Butrintit
  • Ngjarje e pazakontë, burri del i zhveshur rrugëve të Tiranës
  • Berisha akuza Ramës dhe Margaritit: 620 vila dhe resorte, po shkatërron parkun e Butrintit
  • Pezullohen 113 patenta për shkak të nën efektit alkoolik
  • Mjekët në Shqipëri nisin trajnimin për zbulimin e lisë së majmunëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In