Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te rrethrrotulli i TEG-ut, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një furgon me drejtues shtetasin A.H, duke drejtuar mjetin e tij furgon, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ai ka përfunduar në kantierin e ndërtimit ku po punojnë punëtorët për ndërtimin e mbikalimit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i furgonit si dhe pasagjeri K.K, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”- njofton policia.