Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga në kthesën e Murrashit në Librazhd.
Furgoni ka dalë nga rruga, ndërsa është shumë pranë greminës. Dyshohet se furgoni me targa AA 403 XK, i cili kishte rreth 30 pasagjerë brenda, kishte pasur probleme me frenat.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa pasagjerët kanë zbritur nga furgoni.
Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima më datën 1 shkurt, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin.