fbpx

Aktualitet

Furnizoi makinën me naftë me para të falsifikuara, kapet 52-vjeçari





               Publikuar në : 09:41 - 15/10/19 |
mapo.al

LEZHË – Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të furnizonte makinën me naftë duke përdorur lekë të falsifikuara. Policia thotë se gjatë kontrollit fizik, 52-vjeçarit i janë gjetur edhe 33 mijë lekë të reja kartëmonedha të tjera të falsifikuara.


Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartëmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.



Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartëmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe”, sqaron policia.


Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”.


Etiketa: , , ,

Pas