fbpx

Aktualitet

Furnizonin me drogë tregun francez, arrestohen dy shqiptarë në Itali





               Publikuar në : 12:42 - 24/11/19 |
mapo.al

Forcat e policisë në Itali shkatërruan një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike të llojeve të forta që furnizonte rajonin e Savojës në Francë, përmes tunelit nga Mali i Bardhë nga Italia. Në fund të këtij operacioni u arrestuan dy të rinj shqiptarë që udhëtonin me një makinë tip Benz, pikërisht në hyrje të këtij tuneli. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije.


Gjatë kontrollit të mjetit, dy shqiptarëve iu gjetën dhe 100 mijë euro të fshehura në pjesën e motorit. Dy të arrestuarit kishin vizë turistike dhe shkonin në Francë mesatarisht një herë në tre javë dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë dy bashkëkombas të tyre të cilët e shpërndanin. Me paratë e fituara nga droga më pas blinin mjete të shtrenjta në Zvicër, të cilat i shisnin në Shqipëri.



Më pas, forcat e policisë zbuluan dhe një vend që përdorej si laborator droge në Saint-Julien, pranë kufirit me Zvicrën, brenda të cilit u gjetën dhe 60 mijë euro të tjera, 1.5 kg heroinë dhe 1.7 kokainë. Vlera e mallit të sekuestruar do të arrinte në treg shifrat 500 mijë euro.



Etiketa: , , ,

Pas