Modelja Oriola Marashi sot feston ditën e saj të lindjes. E teksa urimet për të kanë qenë të shumta, nuk ka munguar edhe ai i të ëmës, Xhoi Jakajt.
“Në një ditë të bukur pranvere sapo lindi dielli…së bashku me të lindi dhe lulja ime Oriola Marashi. 18 marsi solli në jetë këtë uraganin tim që është furtunë, dashuri, emocion, zhurmë, zgjim. Më ngre në qiell dhe më ul në tokë sa herë që i do kokrra e qejfit, nuk dua të jem klishe në urimin tim për ty e të them je fëmija më i mirë në botë. Thjesht je fryma ime…oksigjeni im. Të dua”, ka shkruar e ëma e Oriolës.
Xhoi Jakaj është e njohur për publikun pasi është ish-drejtoresha e burgut të grave dhe gjithashtu autore e disa librave.