Kryesore

Fushata e PS/ Basha-Ramës: Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 30/05/19 |
ro ot

Lideri demokrat, Lulzim Basha duke folur nga Kurbini dha një paralajmërim edhe për kandidatin e PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu.


Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e votave në Dibër, por Rama e bën kandidat në Lezhë, tha Basha duke shtuar se ditën e shtunë Rama nuk do mundet të kalojë në Lezhë për ta prezantuar kandidatin për kryetar bashkie.


Basha gjatë takimit në Kurbin:



Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.


Dosjen e shibtlerjes së votave në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.


A mund ta pranoni ju këtë?

Qytetarët: Joooo

A mund ta pranojë Lezha këtë?

Qytetarët: Joooo

Dëgjoje mirë Edi Rama!

Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!

Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin.


Etiketa: , , , , ,

Pas