Shqipëria duket se nuk ka më qeverisje, por vetëm një fushatë të vazhdueshme elektorale, që nuk sos kurrë.
Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama shfaqet në ekrane në turet e llogaridhënies, por edhe në takimet e bashkëqeverisjes.
Drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj shkruan se kjo praktikë e fushatës që nuk njeh fund, është propagandë, që ka rreziqet e saj.
“E para, çfarë llogarie mund të japë një qeveri, e cila nuk ka as një vit që ka fituar zgjedhjet? Çfarë politikash kaq të rëndësishme mund të ndërmarrë një qeveri brenda një viti për të cilat mund të japë llogari?
Po të shtosh këtu kontekstin politik në të cilin është gjendur Shqipëria në vitin e fundit, atëherë, e kupton fare lehtë që, Qeveria Rama dy nuk e ka filluar mandatin e saj ende. Sepse, para se të japë llogari, një qeveri duhet të qeverisë. Ndërsa, sot që flasim, pothuajse një vit nga fitimi i zgjedhjeve me mandat personal, Edi Rama, nuk ka filluar ta ushtrojë atë. Llogaridhënia, bëhet në momentin e duhur dhe për iniciativa ekonomike, të politikave sociale apo të jashtme të vendit, dhe jo për ditët se kur merret një certifikatë në gjendjen civile, apo për denoncimet publike për punonjës të administratës.
Për cilat nga këto politika po jep llogari qeveria në këtë moment?!
Në këtë kuptim llogaridhënia e qeverisë , është thjesht një zyrë ankesash, që nuk i shërbejnë askujt, ose më saktë shërbejnë për shoë-n politik të radhës.
Së dyti, edhe nëse do të ishte një instrument që funksiononte dhe do të zgjidhte vërtet problematikat e qytetarëve, nuk është mënyra e duhur. Nuk është mënyra e duhur sepse bazohet te vullneti i një personi, që në këtë rast është Kryeministri. Ndërsa administrata publike ka nevojë për ngritjen e një sistemi efikas që të durojë gjatë. Sepse me gjithë vullnetin e mirë të Kryeministrit, Shqipëria në të ardhmen mund të ketë një të tillë që s’e ka këtë vullnet. Çfarë do të bëjmë në këtë rast?!! Kështu që, është mirë që zgjidhjet e problemeve të mos varen nga vullnete personale, por nga ndërtimi i një administrate efikase në sistem.
Së treti, zgjidhjet e halleve të qytetarëve në këtë mënyrë, ndërtojë kultin e individit, shumë të rrezikshëm për një demokraci. Takimet personale të Kryeministrit, që zgjidhjen për marrjen e një hipoteke apo të një certifikate, krijojnë idenë se problemet në këtë vend i zgjidh një person, dëshira dhe vullneti i mirë i tij. Në fakt, kjo është një nga tiparet nga të cilat një demokraci vuan dhe mbaron. Shqyrtimet e problemeve dhe zgjidhja e tyre, duhet të bëhen nga ndërtimi i një sistemi që nuk varet nga tekat e Kryeministrit të radhës. Për këtë po, vullneti i Kryeministrit është i rëndësishëm dhe i mirëpritur. Të reformojë nëpërmjet reformave administratën publike. Mirëpo, deri më tani, reforma e vetme që po krijon Kryeministri nëpërmjet llogaridhënies, është raporti direkt me popullin, ku nuk ekzistojnë struktura të ndërmjetme. Jo vetëm kaq, por ato shpesh shihen si armike që prishin këtë raport. Kjo gjë, na sjell në mendje tiparin kryesor të autokracive”.
http://www.mapo.al/llogaridhenia-perfundoi-ashtu-sic-pritej-pa-asnje-bilanc/
Nuk besoj se eshte faji im qe e lexova tre – kater here kete analize dhe nuk e kuptova se ç’ka deshur te thote gazetari i nderuar ….???!!!
Me gjithe vullnetin e mire te kryeministrit sipas getij gazetari , une mendoj se fajin edhe kesaj here gjate fushates se llogaridhenies se qeverise , e ka Opozita .