Aktualitet

Fushata imambajalldi e Rilindjes!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 26/03/21 |
Armand Maho

Që mazhoranca nuk ka program, kjo s’do shumë mend për t’u kuptuar! Në fakt që nga 2013-ta, shterja e ideve erdhi shpejt, pa kaluar asnjë vit nga qeverisja. Nën moton “ne bëjmë shtet”, ajo nuk bëri gjë tjetër vetëm se shkatërroi dhe ato pak gjëra që shqiptarët me mundim kishin arritur nëpër tunelin e tranzicionit të gjatë.





Meritë e shtetbërjes së saj është fakti se ndërsa kishim filluar të shihnim dritën në fund të tunelit, kjo lloj qeverisje na riktheu sërish në errësirën e tij. Mund të thuhet me plot bindje, se veprimet herë korruptive e herë si pasojë e paaftësisë e kanë radhitur rilindjen ndër qevrisjet më të këqija të këtij vendi që nga koha e Adil Çarcanit.


Çdo kryeministër, çdo qeveri me një fije moral në vitin e tetë të saj do të kishte pasur një moment reflektimi, por kjo nuk vlen për rilindjen. Ajo çka ndodhi në sheshin “Skëndërbej” ishte e turpshme! Të 153 kanditatët u rreshtuan si dishepuj për t’i bërë lavde kryeministrit të tyre. Askush nuk foli se çfarë do bëjë për të përmirësuar jetën e zonave që mbulojnë.




Askush nuk foli se çfarë do bëjë për reduktimin e varfërisë në katër vitet e ardhshme. Nuk folën as për integritetin e tyre, por të gjithë folën për shkëlqimin e liderti suprem, që i përfolur aq shumë mori tiparet e një kryetari sekti.


Nisja e fushatës nuk ishte gjë tejetër vetëm se një përzierje e servilëve të vjetër dhe aspirantëve për servilë, që përngjan me një imambajalldi të ndenjur, pa shije, pa ngjyrë dhe për më tepër me rrezikshmëri të lartë për shëndetin.


Akoma më e rëndë ishte fjala e kreut të Rilindjes. Asnjë pendesë, asnjë reflektim. Në diskurin e tij prej gati dy orësh, në mes të frymëmarrjes që nuk i bindej nga stresi, 2/3 e fjalimit e zunë akuzat ndaj kundërshtarit.

Lexo edhe :  Inspekton Rrugën e Arbërit - Rama ndalet në Urën e Vashës: Panoramë fantastike

Të kësaj opozite që i la në dorë të të gjitha pushtetet dhe Edi Rama s’bëri tjetër vetëm se i përçudnoi në mënyrën më arrogante të mundshme. Në papërgjegjshmërinë e tij deformoi sistemin e drejtësisë, pushtetin lokal dhe qëndror.

Çdo pasuri e resurs ja la në dorë miqve të tij, të cilët ende vardisen si hijena që të rrëmbejnë dhe ato pak rrecka që kanë mbetur pa plaçkitur nga ky vend.

Avazi “ne dhe ata” është bërë cingëritës deri në çmenduri. Por Edi Rama, kështu është mësuar; Të shesë veten pa bërë asgjë, pa pasur asnjë bilanc. Ka më shumë se 23 vjet që vegjeton në ambietin shqiptar, duke shitur paaftësinë si vlerë, krimin si shtetbërje, korrupsion si progres.

Kjo nuk do të thotë se i ka ecur keq. Por në fund të mandatit të tetë si kryeministër, po ofendon keqazi inteligjencën e shqiptarëve. Të dalësh e të thuash se “më të mirë se në s’ka”, është për të vënë kujën.

Tipar I një arrogance që përdoret shpesh në modele qeverisje si ato të Koresë së Veriut, ose si sistemi që kaluam, por në 30 vjet pluralizëm kaq gjë e kemi mësuar, që askush nuk është i pazëvëndësësueshëm, aq më tepër një lider si Rama, që s’ka ndonjë formim shtetari për t’u admiruar.

Në rast se do i njohim kontributin në rrënimin e buxhetit, përzënien e shqiptarëve nga vendi, menaxhimin skandaloz të pandemisë, shtimin e varfërisë e të tjera me radhë, duhet thënë se punën e tij do e bënte çdo qytetar i këtij vendi, madje me një formim nën mesataren.

Prandaj, shprehja “më të mirë së ne s’ka”, dhe lavdet që vijnë nga shqytarët e tij që pretendojnë ti kemi sërish në krye për një mandat të tretë, janë më shumë se veleritëse. Kanë arritur në nivelin e neverisë!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas