“E gjithë vëmendja për ju”. Kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët e fushatës, edhe pse duket sikur fushata për të nuk sos kurrë.
Këtë të mërkurë ai u takua me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe ata që pritet të anëtarësohen, duke theksuar se mirëpret të gjithë forcat e reja që kërkojnë të anëtarësohen në strukturat e PS. Ndërsa ka nisur fushatën me sloganin e zgjedhjeve, Edi Rama më herët bëri edhe propozime konkrete si politika sociale.
Gjatë aktivitetit pasdite ai sulmoi mediat duke i akuzuar se janë të përfshira “në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet”.
“Media është e përfshirë në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet. Synon publikun siç synohet një gjah dhe synon audiencën me çdo kusht, pa marrë parasysh se me çfarë e ushqen këtë audiencë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se politikanët duhet të dalin në ekrane për të folur mbi problemet e njerëzve dhe jo për të hedhur baltë mbi njëri-tjetrin.
“Duhet të shfaqemi në ekrane duke u marrë me ato arsye për të cilat njerëzit na votojnë. Të bëjmë çmos që të jemi sa më pranë të vërtetave dhe të luftojmë së bashku për ta lehtësuar sa të mundemi mjegullën që ka rënë midis nesh dhe njerëzve të zakonshëm përmes gënjeshtrash dhe shpifjesh”, theksoi Rama.
edi rama me ushtri te veten
E R M U T V