Kryesore

Fushatë me funksionet publike/ LSI padit në SPAK Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 11/01/21 |
mapo.al

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka depozituar në SPAK kallëzim penal ndaj drejtuesve të qeverisë të cilët përdorin funksionet publike për fushatë elektorale, kjo në kundërshtim me Ligjin dhe vendimin e KQZ.






“Kryeministri dhe ministrat, por edhe kryebashkiakë e drejtues institucionesh, po bëjnë fushatë elektorale duke shfrytëzuar postin”, thuhet në kallëzimin e LSI-së drejtuar SPAK-ut.


Më konkretisht padia e SPAK është depozituar kundër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetëve Xhemal Qefalia, Bujar Çela dhe Sadi Vorpsi.







Në SPAK është paditur edhe Toni Gogu, Prefekt i Qarkut Tiranë dhe Elton Arbana Kryetar i Bashkisë Shijak. Gjithashtu, në SPAK janë kallëzuar edhe dy drejtues të njësive administrative në Farkë dhe Baldushk, Adrian Tufa dhe Besnik Bali.

Lexo edhe :  Josep Borrell takon krerët e Ballkanit Perëndimor në New York


Në objekt padi thuhet se të kallëzuarit, në shkelje me funksionet publike, kanë marrë pjesë në aktivitete që sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal, janë të ndaluara prej datës 25 dhjetor 2020, 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Rama, Ahmetaj, Veliaj dhe të kallëzuarit e tjerë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.



<
>
Kallezimi Kallezimi1 Kallezimi2 Kallezimi3 Kallezimi4
1


Etiketa: , , , , , ,

Pas