Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fushë-Arrëzit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët e shumtë
Duke i falënderuar për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, lideri i opozitës tha se 25 prilli është dita kur shqiptarët do dalin masivisht për të votuar numrin 9 dhe për t’u ndarë një herë e mirë nga dështimi i 8 viteve të Edi Ramës.
Basha gjithashtu përsëriti zotimin se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së tij, do bëhet realitet statusi i minatorit sipas standardeve europiane.
Kryedemokrati theksoi se ka gati të gjitha planet për t’i dhënë fund dështimeve.
“E shoh, e ndjej se ndryshimi këtu ka mbërritur por kjo javë është java e sprintit drejt ndryshimit. Natë e ditë, ditë e natë, orë pas ore, këto orë që na ndajnë, këto më pak se 200 orë, më pak se 200 orë, na ndajnë nga dita kur do të bëhen bashkë ndryshimin e madh për Shqipërinë. Si zemra juaj rreh për ndryshimin. Tik-tak, tik-tak, tik-tak rreh ora që na çon drejt fitores.
Fitores për Fushë-Arrëzin, fitoren për Shqipërinë, fitores për shqiptarët. Koalicioni për ndryshim, aleanca jonë, qeverisja jonë e ardhshme të këtij vendi i ka gati planet për ekonominë, i ka gati planet për të bërë të mundur punësimin, rikthimin e investimeve, rritjen e pagave, pensioneve.
Ne kemi gati planet për ti dhënë fund dështimeve, për të rikthyer infrastrukturën rurale subvencionet për fermerët për të garantuar që minerale dhe thesaret e nëndheshme të Fushë-Arrësit, të Pukës e të gjithë Shqipërisë, të pasurojnë jo një grup njerëzish por banorët e këtyre zonave, minatorët e këtyre zonave dhe familjet e tyre.
Ndaj ky është vendi, kjo është koha për të përsëritur zotimin tim se nesër si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, për të gjithë minatorët dhe të gjithë minatorët pensionistë do të bëjmë brenda gjashtë muajve të parë realitet statusin e minatorit sipas standardeve evropiane. Fushë-Arrëzi, Puka, Shkodra, Shqipëria janë gati. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria fiton!”-tha Basha.
LEXO EDHE:
Basha në Pukë: Qeveria do jetë e juaja, hapjani zemrën ndryshimit më 25 prill