Aktualitet

Fushë Krujë/ E droguan dhe abuzuan seksualisht,17-vjeçares i vendosin tritol në banesë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 13/07/20 |
mapo.al

Një sasi tritoli është vënë gjatë natës së kaluar në oborrin e një banese, në Fushë Krujë. Raportohet se lënda plasëse është hedhur në banesën e 17-vjeçares, e cila ishte shfrytëzuar seksualisht dhe droguar nga 4 persona, që ushtronin edhe veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.


Katër të rinjtë u arrestuan një ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.


Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.


Një ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”.


Njoftimi i policisë:

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

LEXO EDHE:

Operacioni ‘Nikla’/ Abuzuan seksualisht me 17-vjeçaren, 4 të arrestuar dhe dy në kërkim


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas