Tre të rinj janë plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë. Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kamberas, ku një mjet tip fuoristradë ka goditur bordurën e një pike karburanti.
Për pasojë tre persona që udhëtonin kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë identifikuar si Ilir Gega (shofer) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).
Policia ka nisur hrtimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
/Gazeta Mapo/