Kronika

Fushë-Krujë/ I vunë zjarrin mobilierisë, arrestohen 2 persona (Foto)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:42 - 02/04/19 |
mapo.al

Një zjarrvënie e qëllimshme është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Dy persona i kanë vënë flakën një mobilerie në Nikël. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve A.M., 26 vjeç dhe N.M, 58 vjeç, banues në Tapizë. Mobilierisë i është vënë flaka mëngjesin e sotëm rreth orës 2:50. Mobilieria e përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit B.D, 55 vjeç.






Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.








1







Etiketa: , , ,

Pas