Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Një kamion është përplasur me një biçikletë, e për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj, 50-vjeçari me iniciale N.SH. Drejtuesi i kamionit tip ‘MAN’, shtetasi S.D., është shoqëruar për në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Informacion paraprak
Më datë 05.09.2019 , në aksin rrugor Fushë Kruje-Laç, në fshatin Luz, një mjet tip MAN, me drejtues S.D., ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin N.Sh., rreth 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.