Aktualitet

Fushë Krujë/ Makina përplas për vdekje 73-vjeçarin me biçikletë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 25/05/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 73-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, ku shtetasi N.N ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


”Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.


Covid-19/ NYT publikon emrat e viktimave: Asnjë prej tyre nuk ishte thjesht një numër



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas