Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minita më parë në Fushë Krujë. Te Qendra Spitalore janë paraqitur dy persona, të plagosur me armë të ftohtë, thikë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit, sipas një njoftimi të policisë.
Të plagosurit janë baba e bir, SH.S dhe A.S, janë banorë të fshatit Larushk në Fushë Krujë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sh.S është punonjës i Ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga jashtë shteti, Ata kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit. Babai mësohet se është më rëndë, sepse ka marrë plagë në bark, thonë burimet në media.
Njoftimi i Policisë
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.